Opinionisti, Adri Nurellari, ka thënë se VV’së i konvenon një ndarje e barabartë e ministrive në një koalicion qeverisës, dhe se nuk duhet të ketë ambicie që të merr më shumë ministri.
“VV’së i kanë ikur kuadrot në PSD. Aty i kanë pasur shumë kuadro të mira. Asaj i konvenon që të ketë më pak ministri”, ka thënë Nurellari.
Po ashtu ai ka dhënë opinionin e tij për negociatorin tjetër për koalicionin qeverisës, LDK’në.
“LDK nuk mund të sillet si fituese, duhet të bëhet më modeste”, ka thënë ai në T7.
“Çështja e presidentit nuk duhet të jetë një problem që të shkohet në lidhje të marrëveshjes. Këto janë politika mikrofile. Ata janë humbës në zgjedhje dhe duhet të pranojnë rolin e tyre. Ajo po bëhet autoritare, është bërë instrument i liderit të saj. Nuk është që LDK ka pasur rritje. Ajo ka marrë 1% më pak në këto zgjedhje se sa në ato të kaluarat”.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj