Analisti Adri Nurellari, ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut me një ndërmjetësues, që zgjidh çështjet mes Kosovës e Serbisë.
Ndërsa ka folur për çështjen e dialogut në Zona B të Klan Kosovës, Nurellari deklaroi se ajo që po ndodhë me Kosovën nuk është diçka e jashtëzakonshme.
Sipas tij edhe shumë vende të tjera në botë kanë kaluar në faza të tilla sa i përket ballafaqimit me të kaluarën, teksa vlerësoi se dialogu i Brukselit, i lehtësoi Kosovës rrugëtimin e saj për në Europë, njofton Klan Kosova.
”Dialogu nuk ka alternativë, alternativa do të ishte lufta. Ajo që po ndodh tek ne ka ndodhur edhe në disa vende të tjera që kanë pasur një të kaluar konfliktuale”.
”Ato kanë kaluar në faza të ngjashme sikurse të Kosovës sa i përket ballafaqimit me të kaluarën. Vetëm dy për qind e konflikteve të shekullit të kaluar sipas statistikave janë zgjidhur në forma të tjera (pa përfshirë dialogun)”.
”Ajo që po ndodhë me Kosovën, nuk është diçka e jashtëzakonshme”.
”Kosova me anë të dialogut është bërë një shembull ndërkombëtar që ka përmirësuar reputacionin dhe imazhin. Përmes dialogut është dëshmuar se jemi shtet paqedashës, e jo zgjidhës i problemeve përmes dhunës”.
”Kjo gjë e ka lehtësuar procesin e integrimit evropian duke bërë që Kosova mund të përfshihet në familjen europiane”.
”Dialogu në Kosovë përveç se i ka shërbyer Kosovës për të konsoliduar shtrirjen e sovranitetit duke integruar pakicën serbe, është një arritje e jashtëzakonshme për Kosovën”.
”Popullariteti për dialogun ka rënë shumë ndjeshëm. Dialogu është një gjë shumë e vështirë sepse bëhet me një ish kundërshtar të një lufte. Është një peshë shumë e madhe të flasësh kundër dialogut”.
”Për të shmangur një lloj loje sa i përket çështjes se dialogut duhet të ketë një konsensus të brendshëm. Duhet të arrihet një kompromis, që të kuptojë secili se dialogu është i pashmangshëm”.
”Çështja e Kosovës ka qenë pikë bashkimi i partive politike. Serbia është tepër e vogël për t’i bërë ballë këtij procesi. Njerëzit marrin kohë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të arritur diçka pa probleme. Kosova pavarësisht se ka disa skenarë, duhet të arrijë skenarin e parë. Kosovës si asnjëherë më parë i mungon kohezioni i brendshëm politik”.
”Marrëveshjet e këtij lloji kërkojnë legjitimitet. Çështja e pajtimit dhe ndërtimi i një harmonie ndëretnike, konsiderohet si faza e fundit e zgjidhjes së kësaj ujdie. Nuk mendoj se mund të ecim përpara me agresivitet për ta përmbyllur këtë dialog”.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...