Analisti Adri Nurellari ka publikuar sot një analizë me të dhëna krahasimore për vendet e rajonit të Ballkanit për luftën kundër koronavirusit.
Sipas tij, një ndër dështimet kryesore të deritanishme të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në luftën kundër koronavirusit është padyshim niveli i ulët i testimit.
“Përveç distancimit social, një ndër rekomandimet kryesore të Organizatës Botërore të Shendësisë (OBSH) për të luftuar pandeminë e koronavirusit është organizimi i sa më shumë testeve. Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate deklaroi dy javë më parë se ‘Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha shtetet: Test, test, test,’. Sipas tij shtetet duhet të bëjnë sa më shumë teste masive e të shpeshta sepse kjo pandemi nuk mund të luftohet me sy mbyllur”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
“Një ndër dështimet kryesore të deritanishme të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në luftën kundër virusit është padyshim niveli i ulët i testimit.
Përveç distancimit social, një ndër rekomandimet kryesore të Organizatës Botërore të Shendësisë (OBSH) për të luftuar pandeminë e koronavirusit është organizimi i sa më shumë testeve. Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate deklaroi dy javë më parë se “Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha shtetet: Test, test, test,”. Sipas tij shtetet duhet të bëjnë sa më shumë teste masive e të shpeshta sepse kjo pandemi nuk mund të luftohet me sy mbyllur. OBSH e ka konsideruar tamponin e testit si “shtyllën kurrizore të ndalimit të përhapjes” së pandemisë dhe është e alarmuar se shumë shtete nuk po bëjnë mjaftueshëm prandaj edhe ka dërguar 1.5 milionë teste në 120 vende.
Praktikat e shteteve që janë treguar të suksesshme me pengimin e përhapjes së koronavirusit si dhe institucionet dhe ekspertët më në zë të botës po thonë se është thelbësore që sa më shumë njerëz të bëjnë analizat. Sipas tyre izolimi mund të ndikojë në ndalimin e shpërndarjes dhe në mos infektimin e qytetarëve por për ti dhënë fund kësaj pandemie të gjitha shtetet duhet që të bëjnë sa më shumë teste dhe më pas të izolojnë e trajtojnë këdo që është zbulohet se është i infektuar.
Këtë strategji e ka përdorur me sukses Korea e Jugut e cila për të frenuar epideminë ka bërë 455 032 teste në total ose 8840 për 1 milionë banorë. Këtë masë e kanë marrë shumë seriozisht shumë vende të cilat kanë nisur fushata masive të testimit. Kështu për shembull Estonia ka bërë 14 375 teste për 1 milionë banorë, Austria 11803, Norvegjia 11410, Gjermania 11 127 etj.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...