Ish deputeti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë gabim me emërimin e Komisionit të ri për Shënjimin e Kufirit, në krye me Shpejtim Bulliqin, para se të kërkojë përgjegjësi nga komisioni i kaluar të cilin e ka udhëhequr Murat Meha.
Ai tha se ka pasur vërejtje të theksuara për komisionin e kaluar, duke thënë se Kosova ka humbur mjaft kohë në këtë temë, dhe se ngecja në procesin e vizave nuk lidhet vetëm me këtë çështje.
Kurse sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, Ibishi tha për Tribuna Channel se kjo duhet të bëhet me ligj dhe në një periudhë të shkurtë kohore.
Ibishi foli edhe për mundësinë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s në vitin 2020, duke thënë se kjo gjë është e mundur madje edhe para këtij viti.
Por shtoi se për anëtarësimin në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë, institucionet vendore duhet të punojë shumë sidomos në krijimin e një ushtrie të fuqishme. /Tribuna
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...