Google ADS

Nuredin Ibishi e sheh si të domosdoshëm bërjen obligative të shërbimit ushtarak

08:09 | 4 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e shpalosur programin e tij qeverisës gjatë ditës së djeshme, në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes së  tij do të vendoset shërbimi ushtarak i obligueshëm, i cili do të zgjas tre muaj.

Një gjë të tillë e sheh të domosdoshme Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Ibishi, ngase, sipas tij, duhet të merren parasysh rreziqet dhe kërcënimet e shtuara në rajon.

“Lidhur me shërbimin e obligueshëm ushtarak ne kohëzgjatje prej 3 muajve, mendoj se është domosdoshme për shkak te rreziqeve dhe kërcënimeve te shtuara rajonale dhe globale dhe se shtohet nevoja e kapacitetet e shtuara edhe nga shtresat e strukturave te gjera qytetare përveç atyre kapaciteteve profesionale te forcave te armatosura – FSK-se. Është e domosdoshme të bëhet vlerësimi paraprak i kostos financiare dhe te vlerësohen praktikat më të mira evropiane dhe ne veçanti shtetit te Zvicrës ose shteteve skandinave.”, tha Ibishi.

Nuredin Ibishi, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, deklaroi se për të bërë një gjë tillë  duhet të bëhet vlerësimi paraprak i kostos financiare të Kosovës.

“Duhet te behet vlerësimi financiar dhe se sa është implikimi ne buxhetin e Kosovës dhe kur do te filloj ky proces pas miratimit te ligjeve ne Kuvendin e Kosovës. Mendoj se zbatimi i obligimit te detyrueshëm ushtarak (me armatim apo ne shërbimet tjerat mbështetëse pa arme) mbetet te planifikohet dhe zbatohet brenda dy viteve.”, deklaroi ai.

Kujtojmë se dje, kryeministri Kurti gjatë shpalosjes së programit të tij tha se ky ndryshim do të ndihmojë FSK-në t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes.

“Me qeverisjen tonë, shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-së. Do t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak, ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje tre mujore i cili do t’i ndihmoj FSK-së t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, tha Kurti./Alban Begolli/arbresh.info/

 

Buxheti për ushtrinë pritet të jetë 13.4 milionë euro

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme