Gazetari Xhavit Nura ka kritikuar shoqërinë civile për mungesë të pavarësisë dhe si shoqëri parapolitike.
Sipas Nurës, shoqëria civile mund të jetë edhe një prej arsyeve që Kosova nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Samitit të Demokracisë në SHBA që do të mbahet me 9 dhe 10 dhjetor, shkruan arbresh.info.
“Shoqëria civile i paska shkruar Amerikës për mungesën e ftesës për Kosovën, ama ndoshta-ndoshta një prej arsyeve pse Kosova nuk merr ftesë e nuk vlerësohet fort në raporte ndërkombëtare është edhe për faktin se shoqëria civile nuk është krejt civile, po është nga pak edhe parapolitike”, ka shkruan Nura në Facebook.
Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar të martën zyra për media e Kryeministrit Kurti.
“Po, Kryeministri Kurti do të merr pjesë në Forumin në Paris”, është shprehur shkurt zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi.
Kurti do të jetë pjesëmarrës në diskutime gjatë të enjtes dhe të premtes mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete. Sesioni i parë i këtij forumi është mbajtur në vitin 2018.
Ndërkohë Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë të SHBA-ve që do mbahet me 9 dhe 10 dhjetor në Shtëpinë e Bardhë./arbresh.info/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli