Deputeti i PDK-së, Fadil Nura në seancën e Kuvendit tha se vendimi për taksën prej 5 eurosh të vendosur nga ministria e Infrastrukturës për regjistrim të automjeteve po merret nga terrasat luksoze të Greqisë tek lagja Marigona, shkruan arbresh.info.
“Fermerët tanë kanë mbetur për gjynah, pa përkrahje e pa mbështetje. Sot kulmoi me vendimin skandaloz me vënien e një barre prej pesë eurosh për regjistrimin e automjeteve që pasqyron marrëzinë e kësaj qeverie. Nga terrasat luksoze nga Greqia tek lagja Marigona nxjerrin kësi vendime”, tha ai.
Nura bëri thirrje që prokuroria të veprojë në këtë rast, duke ftuar qytetarët t’i thonë jo kësaj takse që ai e quajti “plaçkitëse të Kurtit”.
“Mendësinë e tillë të mashtrimit e hajnisë po e shohim të shfaqur nga e njëjta shkurrë udhëheqjeje që e kishin nisur me kifle e qumësht, e tash po e përfundojnë në prehrin e oligarkëve. Thoni ju kësaj takse plaçkitëse të Kurtit. Ftoj prokurorinë të veprojë ngase e ka obligim të mbrojë qytetarët nga një hajni e tillë masive”, tha ai./arbresh.info/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit