Google ADS

Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktuale të sigurisë

14:50 | 26 Nëntor 2024
E.G

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, zhvilluan sot një takim me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Cahit Irican, dhe ekipin e tij.

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe forcës paqeruajtëse në fushën e sigurisë publike, shkruan Arbresh.info.

Nura falënderoi KFOR-in për bashkëpunimin e mirë me institucionet komunale dhe theksoi gatishmërinë për të vazhduar këtë partneritet edhe në të ardhmen, gjithmonë në interes të qytetarëve të Skenderajt.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në komunë, e cila u vlerësua si e qetë dhe e qëndrueshme. Takimi shënoi një tjetër hap drejt forcimit të marrëdhënieve mes institucioneve lokale dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë”, njofton Komuna e Skenderajt./Arbresh.info/

Të ngjashme