Sipas ekspertëve të sigurisë, numri më i madh i veturave të vjedhura përfundojnë në veriun e Kosovës.
Një veturë të tillë pak kush e ka në pronësi, por jo pak do të donin ta kishin.
Prandaj edhe rastet kur vidhen dhe mundohen të shiten në mënyra të jashtëligjshme për të përfituar, nuk janë te rralla.
E që kjo dukuri po bëhet e shpeshtë në shoqërinë tonë, po thuhet edhe nga ata që janë merakli të veturave.
Advan Plakolli nga grupi “Marakli t’kerreve” tregon edhe njërën nga format se si po vjedhenn veturat në Kosovë.
E nga statistikat e Policisë së Kosovës, mësohet edhe numri i veturave që janë vjedhur gjatë vitit që lamë pas.
Në vitin 2021 janë vjedhur 77 vetura, e nga to janë gjetur vetëm 14.
Por trendi në vitin 2022 nuk po duket që do të jetë më i vogël pasi që ende pa u mbushur dy muaj të plot të vitit, janë regjistruar 3 vjedhje të veturave.
E pasi qe po vidhen, hajnat kane destinacione të ndryshme, por që numri më i madh i tyre po dërgohen në veri të vendit.
Por, eksperti i sigurisë, Drizan Shala nuk përjashton mundësinë që ato të qëndrojnë apo të shkatërrohen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Numër të madh të veturave përveç Policisë së Kosovës kanë gjetur edhe qytetarët me anë të grupeve nëpër rrjete sociale./T7/
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje