Në Kosovë fituesi i zgjedhjeve është bërë i ditur nga votat e rregullta, por procesi i plotë i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar.
Pas përfundimit të numërimit, ato certifikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).Qendra e Numërimit të Votave, është duke vazhduar procesin me votat e ardhura nga diaspora, gjithashtu edhe ato me kusht, shkruan Arbresh.info.
Aktualisht, me votat e numëruara nga zgjedhjet e 14 Shkurtit, 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind të votave, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave. Lista Serbe ka 5.54 për qind dhe Nisma, 2.6 për qind.
Sipas kësaj përqindjeje, deri në këto momente Lëvizja Vetëvendosje numëron 378,550 vota.
PDK-ja 137,722 vota, LDK-ja 103,507 vota, AAK-ja 58,743 vota, Lista Serbe 43,836 vota dhe Nisma 20,535 vota./Arbresh.info/
“Thika, maska, para të falsifikuara”, policia publikon foto ...
Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gaz...
Osmani në ShBA njofton për aktivitete që lidhen me agjendën ...
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...
Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në ...