Të këqijat e duhanit dhe zbatueshmëria e Ligjit për Kontrollin e Duhanit ishin temat e diskutimit në “Ditën Botërore Pa Duhan”, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.
Në këtë diskutim u tha se numri i të vdekurve si pasojë e konsumimit të duhanit po rritet çdo vit.
“Me një strategji ndryshe ndoshta mund të arrihet zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit,” tha Ibrahim Tërshnjaku, nga Inspektorati Sanitar, raporton KTV.
Në këtë diskutim, u prezantua edhe “Draft-Plani Kosovar për kontroll të Duhanit”.
Ndërsa, u tha se megjithatë, miratimi i ligjit më 2013 ka ndikuar pozitivisht. Për të arritur zbatueshmëri më të madhe të ligjit, të pranishmit vlerësuan që duhanpirja si dukuri duhet të “de-normalizohet”, pasi ajo aktualisht është normale në Kosovë.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I