Google ADS

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në Prishtinë ka shkuar në 86

23:31 | 22 Qershor 2020
L G

18 raste të reja janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë se në këtë komunë është duke u zvogëluar numri i të infektuarve ku rrjedhimisht edhe raste të kontaktit do të ketë më pak.

Gashi për RTV Dukagjinin thotë se gjatë ditës së djeshme në Komunën e  Prishtinës janë shëruar edhe 12 pacientë të tjerë ku numri total i të shëruarve ka shkuar në 86.

Numri i rasteve të përgjithshme me koronavirus në Prishtinë ka shkuar në 410.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme