Numri i rasteve aktive me coronavirus 1,203, të shëruar 14,051

07:28 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik, duke përshëndetur kështu propozimin për hapjen e kufijve me Maqedoninë pa test PCR.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme