Sot festohet festa religjioze ortodokse “Vidovdani”, për këtë festë policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet që të mos ketë incidente, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se për këtë festë kanë kërkuar leje 160 persona që do të vinë në mënyrë të organizuar në Kosovë.
“Janë rreth 160 persona që kanë marrë leje dhe i’u ka aprovuar, prej shtetit fqinj, që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës janë dy autobus dhe tetë vetura . Nuk do të kemi bllokim të rrugëve komplet, me përjashtim në Graqanicë afër manastirit rruga mundë të bllokohet në intervale të shkurta kohore për shkak të dyndjes së qytetarëve që shkojnë për ta festuar “Vidovdanin” tha Krasniqi
Ai tha se në rast se do të bllokohet rruga qarkullimi i veturave do të bëhet në rrugë alternative.
“Kalimi i rrugës do të bëhet me devijime në rast se do të ketë bllokim të rrugëve, policia ka dal në atë pjesë që nga orët e mëngjesit dhe ka vendosur konat. Procesi i festimit është duke u bërë që nga mëngjesi dhe në orët e pasdites pritet që edhe personat që kanë kërkuar leje të mbërrijnë në Kosovë “/arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...