Që nga krijimi i Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj deri më tash janë emëruar 58 zëvendës ministra. Një numër i tillë i zëvendës-ministrave nuk është ndonjë risi, pasi edhe në qeveritë e kaluara ka qenë një numër i përafërt.
Mirëpo, ky numër sipas njohësve të çështjeve politike po konsiderohet tepër i lartë.
Behxhet Shala në një prononcim për Indeksonline ka thënë se një numër kaq i madh i zëvendësministrave nuk çon peshë as politikisht e as në ndonjë mënyrë tjetër.
Sipas tij, e gjithë kjo nuk është bërë në bazë të nevojës reale, por sa për të marrë një rrogë.
“As politikisht as në mënyrë tjetër nuk qon peshë. Është një rrugëzgjidhje vetëm për të marrë rrogën, ose për t’i ndenjur besnik partisë sepse nuk ka logjikë që Kosova të ketë aq shumë zëvendës ministra. Ata janë sistemuar në bazë të nevojës së subjekteve partiake, dhe jo në bazë të nevojës reale”, ka thënë Shala.
Shala më tej thotë se këto poste disa i kanë marrë sa për t’u sistemuar diku pasi i kanë humbur zgjedhjet, disa të tjerë për shkak të përkatësisë etnike e disa edhe për shkak të përkatësisë fetare.
Ndërsa sa i përket krahasimit me qeveritë e kaluara, shala thotë se është një numër përafërsisht i njëjtë për shkak se tash e 17 vite në Kosovë po qarkullojnë njerëzit e njëjtë në politikë.
“Është i njëjti nivel i numrit të zëvendës-ministrave sepse gjithmonë njerëzit e njëjtë po qarkullojnë në Kosovë që 17 vite. Pra asnjëherë nuk mbesin jashtë loje vetëm se ndërrohen pozitat. Pra, disa nga ta janë që kanë humbur zgjedhjet, dikush për shkak të përkatësisë etnike, dikush për përkatësinë fetare”, ka shtuar ai.
Ndryshe, në Qeverinë Haradinaj janë emëruar gjithsej 147 këshilltarë – të kryeministrit dhe ministrave – pa e përfshirë në këtë shifër numrin e zyrtarëve tjerë, shefat e stafit, të kabinetit, protokollit, drejtorë dhe asistentë të resoreve të ndryshme. Ndërsa, pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe ministrave kapin shumën 104, 658,800 euro.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...