Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Shërbimit Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se shifrat e të të infektuarave me Covid -19 janë shqetësuese.
“Është duke na pritur një luftë e madhe për ta përballuar numrin e madh të pacienteve. Shëndeti i qytetarëve është duke u rrezikuar. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që pacienteve ti krijoJmë kushte. Duke e parë numrin e ri të infektuarve kemi bërë një organizim që pacientët që e kanë gjendjen më të lehtë të trajtohen në spitalet regjionale”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka bërë të ditur që do të ketë hapësira shtesë brenda QKUK-së për pacientët e infektuar me koronavirus.
“Shumë shpejt do të kemi edhe hapësira shtesë brenda QKUK-së, një problem po na paraqesin pacientët që kanë simptoma të lehta që vijnë për tu testuar. Ne jemi të shtrënguar të krijojmë hapësira të tjera, ende s’kemi vendos i kemi tri opsione tjera. Jemi duke shqyrtuar me qeverinë për hapësira tjera edhe jashtë QKUK-së”, ka shtuar Krasniqi në emisionin Frontal në T7.
Sfidë për QKUK sipas Krasniqit është edhe numri i madh i mantelbardhëve të infektuar me virus.
“Një nga sfidat është numri i personelit të infektuar dhe kjo për neve është një shqetësim shtesë. Është pothuajse e pa mundur që të sigurojmë barna për të gjithë. Ne duhet të bëjmë të pamundurën që ta ulin numrin e të infektuarve, jemi në situatë shumë të vështirë dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën që të bie ky numër i madh i të infektuarve”, potencoi Krasniqi.
Krasniqi ka thënë po ashtu se janë ende duke i pritur rezultatet për vdekjet e dyshimta në QKUK./GazetaExpress/
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...