Afro 18 mijë persona aplikuan në konkursin e fundit që pati Policia e Kosovës, për pjesëtarë të rinj.
Tashmë të gjithë këta kandidatë janë në pritje të njoftimeve të Policisë së Kosovës lidhur me atë se a kanë dorëzuar aplikacionet e përmbushura në mënyrë të duhur.
Kështu të paktën është thënë nga Policia e Kosovës për Indeksonline. Ndryshe ditëve të fundit edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ngritur shqetësime për mostransparencën që po bëhet në Policinë e Kosovës lidhur me proceduralin e zgjedhjes së personave që pritet të bëhen pjesë e këtij institucioni.
Por ndryshe thuhet nga Policia, pasi sipas tyre procedurat janë të gjitha në transparencë e sipër.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në harmoni me të gjitha procedurat dhe kriteret e parapara, duke përfshirë edhe transparencën rreth kësaj çështje. Sikurse edhe proceset e kaluara edhe ky proces i rekrutimit ka qenë dhe do te jetë shumë transparent”, është thënë ndër të tjerash në përgjigjen e Zyrës për Informim nga Policia e Kosovës.
Poashtu është bërë e ditur se sa më i madh të jetë numri i aplikuesve sigurisht se edhe procedura e shqyrtimit të aplikacioneve do të zgjasë më shumë.
“Pas përfundimit të procedurave dhe shqyrtimit të aplikacioneve nga Komisioni Përzgjedhës i themeluar nga PK, do të publikohet lista me numrin e kandidatëve që plotësojnë kriteret për të vazhduar me testimet. Komisioni përzgjedhës sipas procedurave të parapara pastaj sipas procedurave ligjore vazhdon me shqyrtimin e ankesave eventuale.”, është shtuar tutje nga PK-ja.
Gjithashtu është bërë theksuar se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e parapara me konkursin e shpallur dhe ata që kalojnë me sukses testimet e parapara mund të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, duke iu referuar numrit të nevojshëm për rekrutim sipas listës meritore.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën