Numri i lindjeve në Kosovë çdo vit ka shënuar rënie. Faktorët kryesorë po shihen të jenë migrimi, planifikimi familjar dhe Ligji i lehonisë.
Sipas drejtorit të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismaili, që nga paslufta ka rënie të lindshmërisë në vend, por ulja e numrit të të lindurve po vërehet dukshëm në tri vitet e fundit.
“Çdo vit që nga paslufta ka rënie të numrit të lindjeve në Kosovë. Shembull, në vitin 2016 kemi 10,139 lindje. Në vitin 2017 kemi 10,161. Në vitin 2018 kemi 9,963 lindje, ndërsa deri më 22 maj të këtij viti kemi 3,566 lindje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jakup Ismaili.
Ndërsa për sociologun Leutrim Sahiti, shkaktar i rënies së natalitetit, është planifikimi familjar.
“Ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar në rënien e numrit të lindjeve në Kosovë është pikërisht ndryshimi i stilit të jetës pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe shndërrimi i familjes nga familja e gjerë në familje bërthamë”, tha sociologu Leutrim Sahiti.
Për qytetarët, ligji aktual i punës dhe i lehonisë nuk po i stimulon lindjet.
“Kisha preferuar që në Ligjin e ri pjesa e pushimit të lehonisë që është pa pagesë të bëhej me pagesë. Ndoshta kjo i kishte stimuluar lindjet. Mirëpo edhe kohëzgjatja e lehonisë për nënat të zgjatej në më shumë se një vjet”, deklaroi prindi Valon Mejzinolli.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i lindjeve në Kosovë në shtatë vitet e fundit ka shënuar rënie për më shumë se 10 mijë lindje më pak.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...