Numri i lartë i të vdekurve dhe të infektuarve, kryeministri Kurti pritet të vizitojë IKSHPK-në

15:27 | 8 Shtator 2021
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti pritet të vizitojë sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Vizita e Kurtit në IKSHPK sipas njoftimit të zyrës për media të kryeministrit do të bëhet në ora 16:00 në këtë institut.

Ndryshe, numri i të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 24 të vdekur nga ky virus dhe mbi 1000 të infektuar/ arbresh.info/

LEXO EDHE

24 të vdekur dhe 1.029 raste të reja me koronavirus në Kosovë – Arbresh.info

Të ngjashme