Numri i foshnjeve që kanë vdekur në QKUK gjatë vitit 2021

17:44 | 31 Dhjetor 2021
S D

Numri i foshnjeve që kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2021 është 147.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës Neonatologjike, Hajrije Ismaili, e cila tregoi se gjatë vitit kanë qenë tetë mijë e 871 lindje.

“Vdekshmëria në Klinikën e Neonatologjisë për vitin 2021 është 16.5 promil”, ka thënë Ismaili.

Sipas saj, problemet më të shpeshta që shkaktojnë vdekjen e foshnjave janë asfiksionet perinatale, prematuriteti me komplikime, anomalitë komplekse, infeksionet, etj, Rtv21.

“Sa më e vogël pesha trupore dhe sa më ultë javët gjestative, rritet rreziku për vdekje”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, drejtoresha theksoi se 10 për qind e lindjeve gjatë vitit 2021 kanë qenë të parakohshme.

“Numri i lindjeve të parakohshme është 10 për qind. Foshnjet e lindura para kohe ose premature janë foshnje të lindura para javës së 37 gjestative. Sa më e parakohshme foshnja, rreziku për sëmundshmëri, komplikime dhe vdekje është më i madh”, ka thënë Ismaili. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme