Janë shtuar rastet e sulmeve të qenve endacakë ndaj qytetarëve.
Një agresivitet i tillë është vërejtur edhe nga qytetarët që shpesh i kanë shpëtuar edhe sulmeve.
Por, ata nuk kanë as ku të ankohen.
“Nëse keni vërejtur numër të shtuar të qenve endacak në lagjen tuaj mund të thirrni në numrat kontaktues 08812233, 08001244 dhe 080012255”, thotë zëdhënësja e komunës, Miranda Mullafazliu.
Portali arbresh.info ka kontaktuar këta numra, por kanë qenë të pa qasshëm për disa herë radhazi.
E sipas Mullafazliut, qytetarët mund të lajmërojnë në qendrën e thirrjeve, që thotë se është funksionale 24/7 për çdo shqetësim në lidhje me qentë endacak.
“Trajtimi i qenve endacak në Prishtinë po vazhdon të bëhet sipas ligjit dhe udhëzimeve administrative në fuqi. Ekipet tona për trajtimin e qenve endacakë janë të angazhuara çdo ditë në terren”, deklaron Mullafazliu.
Portali ka publikuar edhe rrëfimin e një shtatzëne që u kafshua gjashtë herë nga qentë endacak derisa po shkonte drejtë shtëpisë së saj në lagjen “Mati 1”./A.Zeka/arbresh.info/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë