Është duke vazhduar numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), të cilat u takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të mbajtur më 14 nëntor.
Edhe pas numërimit të votave me kusht, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Bexhet Xheladini vazhdon të kryesojë me vota, kundrejt kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani.
Pra sipas njoftimit të KQZ-së kandidati i LDK-së do të jetë kryetar i kësaj komune, shkruan arbresh.info.
Nga votat me kusht LDK ka marrë 121 vota kurse PDK ka marrë 91 vota. Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht në komunën e Dragashit, sipas të dhënave të KQZ-së, ishte 211.
Numërimi i këtyre votave kishte rëndësi sidomos për rezultatin në Komunën e Dragashit, pasi që kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ishte vetëm 143 vota para kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...