Numërohen votat e diasporës në Kaçanik, kështu duket rezultati

19:14 | 24 Tetor 2021
F.T

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar edhe numërimin e votave me postë për të gjitha komunat e Kosovës.

Në Kaçanik, tashmë ka përfunduar numërimi i votave me postë ku janë pranuar gjithsej 96 vota, ndërsa Jeton Raka i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 56 prej tyre.

I dyti në Kaçanik nga votat e diasporës është Shkelqim Jakupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili mori 17 vota. I treti është Shukri Luta i cili kandidoi si i pavarur dhe mori 13 vota nga diaspora, kurse i katërti është ai që e prin balotazhin në këtë komunë, Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës i cili mori 10 vota. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme