Google ADS

Numërohen të gjitha votat në Prishtinë, fiton bindshëm Vetëvendosja

14:13 | 8 Tetor 2019
Arbresh Info

Ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të gjashtë tetorit në Komunën e Prishtinës, raporton Gazeta Express.

Në rezultatin e publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë në vend të parë, duke marrë 37387 vota, derisa pas saj radhitet LDK-ja me 32636 vota.

Në vend të tretë në kryeqytet është PDK-ja me 15511 vota.

Koalicioni në të cilën garoi edhe Shpend Ahmeti, kreu i PSD-së, e kryetari i Prishtinës mori vetëm 7633 vota.

Në këto përqindje nuk përfshihen votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, pasi që të njejtat do të numërohen ditëve në vijim./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme