Google ADS

Numërohen 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora

15:18 | 25 Shkurt 2021
M. A.

Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara. Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:

•7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;
•5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;
•1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;
•2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);
•672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme