Janë numëruar mbi 23 mijë vota me kusht dhe të personave me Nevoja të Veçanta.
Sipas tabelës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 6783 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 25 vota.
Në vendin e tretë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 4648 vota, ndërsa AAK-PSD kanë mbledhur 3060 vota, e në fund koalicioni Nisma-AKR-PD kanë mbledhur 1199 vota.
Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578.
Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127.
Pra, do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819./lajmi.net
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë