Spitali i Pejës ka numrin më të madh të pacientëve të regjistruar kohëve të fundit. Plot 141 pacientë ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sa i përket gjendjes së tyre, tre pacientë janë në Respirator(CPAP), 108 pacientë janë në oksigjeno -terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë këtij vikendi, 641 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
8 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 3 me prerje cezariane.
Kanë lindur 9 foshnje ngase një lindje ka qenë binjake, ndërsa sa i përket gjinisë 4 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
586 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 6,274 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...