Numër më i vogël protestuesish në Leposaviq

10:08 | 17 Qershor 2023
K.B

Pas një dite ku protestuesit sulmuan gazetarë e kameramanë në Leposaviq, mëngjesi atje duket të jetë i qetë.

Edhe për shkak të të reshurave të shiut, raporton Kosovo-onllajn, para objektit të komunës, sot ka më pak protesutes.

Vizita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë që protestuesit të revoltohen, duke gjuajtur me ngjyrë drejt veturës së tij.

Më pastaj, protestuesit kanë sulmuar gazetarët dhe mediat të cilët po përcillnin zhvillimet në këtë komunë.

E shtuna është dita e 20 e protestave në Leposaviq pas vendosjes së kryetarit Lulzim Hetemi në objektin komunal.

Lexo gjithashtu edhe:

Protestuesit serbë ia thyen krahun gazetarit të Arbresh.info

Sulmohen mediet në Leposaviq, një nga kameramanët merret peng

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme