Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë vërshuar nga një numër i madh i qytetarëve për shkak të problemeve me shëndetin.
Një virozë stinore e cila është një lloj gripi, ka prekur shumë persona që të enjten por edhe ditëve tjera kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Specialistja e Mjekësisë Familjare Florie Hyseni-Morina ka thënë se virozat stinore janë më të lehta, të cilat prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes. “Ato shoqërohen me shkuarje hundësh, dhimbje fyti, dhimbje të trupit, temperaturë e cila është më e ulët në krahasim me atë të gripit sezonal. Pacientët më të prekur janë fëmijët dhe personat e shterë në moshë, të cilët kanë sëmundje kronike”, ka thënë për Express Hyseni-Morina.
Ajo përveç të tjerash ka këshilluar qytetarët që pushojnë mjaftueshëm dhe të përdorin sa më shumë çajëra.
Erion Cana, 12 vjeçar nga Prishtina, ka dy ditë që ballafaqohet me këto lloj komplikimesh nga viroza sezonale. “Kam temperaturë, dhimbje fyti dhe kam probleme me frymëmarrje, të cilat ndoshta mund të jenë edhe si rezultat i ajrit të ndotur. Përveç kësaj gjatë gjithë kohës ndihem shumë i lodhur,” ka thënë ai.
Të njëjtat simptoma i ka edhe Flora Podvorica, nga Prishtina. “Kam kollitje të vazhdueshme, lodhje dhe rrjedhje të hundeve”, ka thënë ajo.
Një ndër shkaqet e këtyre probleme shëndetësore është edhe ajri i ndotur në kryeqytet. Për cilësinë e tij ka alarmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë