Numri i të miturve që po dënohen vetëm sa po shkon duke u rritur me kalimin e viteve.
Vetëm gjatë vitit të kaluar në vend janë dënuar 776 të mitur, derisa në seanca gjyqësore nëpër Gjykatat Themelore të Kosovës, janë duke u ballafaquar me akuza edhe rreth 1 mijë të tjerë. Ndërkohë, numri i të miturve të dënuar në dekadën e fundit shkon në afër shtatë mijë.
Rasti më i rëndë i përfshirjes së të miturve në krim është dita e 6 shtatorit të 2017’ës, kur i mituri Aulon Zeka u vra nga një i mitur tjetër. Katër plumbat që u shkrepën në drejtim të tij, e lanë të vdekur në vend 16 vjeçarin. Trupi i pajetë i tij u gjetë po atë natë, në afërsi të shkollës “Model”, në kryeqytet.
Gjithë kjo dyshohet se ndodhi për shkak të një lidhjeje dashurie. Ndërkohë, që për vrasjen e Aulonit vetëm një ditë pas vrasjes u arrestuan tre të mitur, të cilët në prill të këtij viti u dënuan me plot 15 vjet burg.
Por, këta nuk janë të miturit e vetëm që u dënuan nga organet e drejtësisë në Kosovë, e që janë në vuajtje të dënimit.
Numri i tyre me kalimin e viteve vetëm sa po shkon duke u rritur, e dhomat e burgjeve janë kthyer në “shtëpi të dytë” për ta, tash e sa kohë.
Që nga 2007’ta, numri i të miturve që janë dënuar për vepra të ndryshme penale shkon në rreth 7 mijë të mitur. Ndërkohë, vetëm vitin e kaluar janë dënuar 766 të mitur për vepra të ndryshme penale.
Gjithë kjo sipas raportit “Statistikat e Jurisprudencës 2017”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në bazë të këtij raporti, shumica e të miturve janë të dënuar për vepra, si: rekrutim për terrorizëm, trafikim me njerëz, vrasje e bashkëkryerje në vrasje, sulm, keqpërdorime seksuale, posedim të narkotikëve, vjedhje, shantazhe, vjedhje të pyllit dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Ndërkohë, shumica e të miturve të dënuar përgjatë këtyre viteve, i përkasin gjinisë mashkullore. Prej 766 të miturve të dënuar gjatë vitit të kaluar, vetëm 40 prej tyre ishin vajza.
Por, përveç të miturve, edhe numri i personave madhor të dënuar nuk është i vogël. Numri i të dënuarve gjatë vitit të kaluar, arriti në rreth 20 mijë. Ndërkohë, që të akuzuar nga Gjykatat Themelore në vend janë më shumë se 26 mijë persona. Shumica e tyre për vjedhje, vrasje, keqpërdorime e vepra të tjera penale
E në vend nuk janë të rralla as paraburgimet e paligjshme. Madje, ka edhe njerëz që dënohen pa argumente.
Vetëm në vitin 2017 kanë qenë 153 raste të tilla, ku Këshilli Gjyqësor është detyruar të paguajë 365 mijë euro të dëmtuarve. Sa i përket 2018-ës deri në korrik për kompensim janë paraqitur 148 kërkesa, ndërsa janë shpenzuar 300 mijë euro.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...