Janë bërë më shumë se 2 javë që kur është dashur të fillonte zbatimi i vendimit të Ministrisë së Tregtisë për masën mbrojtëse prej 17% në qumështin e importuar nga Bosnja, por ai vendim ende nuk po zbatohet.
Dogana thotë se janë duke pritur sqarimet shtesë nga MTI, kurse kjo e fundit nuk përgjigjet rreth kësaj çështjeje.
Më 23 prill është dashur të filloj të zbatohet vendimi i Ministrisë së Tregtisë për masë mbrojtëse prej 17 % për qumështin e importuar nga Bosnja. Por ky vendim ende nuk ka filluar të zbatohet.
Ramadan Memaj nga shoqata e qumështarëve të Kosovës thotë se gjithçka është në heshtje për këtë vendim.
Lidhur me vendimin, kemi informata se për fat të keq nuk po zbatohet. Vendimi u anulua vetëm dy ditë para se ai të hyjë në fuqi. Për momentin ekziston një heshtje dhe mungesë komunikimi me institucionet përgjegjëse ndërkohë që gjendja vazhdon të përkeqësohet çdo ditë. U zhgënjyem edhe një herë dhe në këtë mënyrë vazhdojmë të mbetemi të mbrojtur dhe të pa perspektivë për të ardhmen.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, thotë se po presin sqarimet nga MTI, për të filluar zbatimi I vendimit.
GRAFIKE:Dogana lidhur me çështjen e adresuar nga ju edhe një herë sqaron se nuk ka filluar me zbatimin e këtij vendimi në pritje të sqarimeve nga MTI, prandaj kur të pranojmë sqarimet e nevojshme ne automatikisht to të fillojmë zbatimin e këtij vendimi.
RTK ka pyetur edhe ministrin e Tregtisë Bajram Hasani, për të pasur një qëndrim rreth mos zbatimit të vendimit të tij, për masën mbrojtëse prej 17 % në qumështin e importuar nga Bosnja, por edhe ministri nuk është përgjigjur në interesimin e RTK-së.
Ditë më parë, mediumi ka pyetur edhe zyrën e kryeministrit rreth këtij vendimi, të cilët patën thënë se vendimi do të| zbatohet, por pa treguar se kur. E vendimi edhe pas më shumë se 2 javë, nuk po zbatohet.
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...