Në mbledhjen e mbajtur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vendosur të mos anulohen apo shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Shqyrtimi i mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve u bë pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë, raporton portali arbresh.info.
“Kam komunikuar me të gjitha institucionet relevante dhe meqenëse nga Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë nuk ka ndryshim nga rekomandimet të cilat janë rekomanduar ditë më parë, ne vazhdojmë sipas planit operacional”, u shpreh kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Tutje Daka u ka bërë thirrje votuesve që të mos krijojnë tollovi dhe t’u përmbahen të gjitha udhëzimeve që janë lëshuar nga Qeveria.
“Ne kemi marrë të gjitha masat parandaluese dhe të gjitha do të jenë në nivel sipas rekomandimit të IKSHPK”, tha ajo./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...