Presidenti amerikan Joe Biden ka kritikuar liderët e Kinës dhe Rusisë për mospjesëmarrjen në samitin për klimën COP26.
Në një fjalim të martën mbrëma, Biden tha se klima ishte “një çështje gjigante” dhe Kina u largua siç bëri njëjtë Rusia me Putinin.
As presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping nuk janë në samit, shkruan BBC.
Të dy vendet megjithatë kanë dërguar delegacione në bisedime, të cilat do të zgjasin për dy javë deri më 14 nëntor.
Kina është emituesi më i madh në botë i dioksidit të karbonit, i ndjekur nga SHBA. Rusia është e pesta më e madhe pas BE-së dhe Indisë.
Më shumë se 120 liderë morën pjesë në konferencën që u mbajt në qytetin më të madh të Skocisë.
“Fakti që Kina po përpiqet të ketë, kuptohet, një rol të ri në botë si një lider botëror – duke mos u ardhur”, tha Biden, duke shtuar se mungesa e Xi Jinping ishte një “gabim i madh”. /kk
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri