Google ADS

Nuk respektuan vendimin e qeverisë për masat shtesë, arrestohen 9 persona në Pejë dhe Klinë

18:46 | 18 Mars 2020
L G

Në Pejë dhe Klinë arrestohen nëntë (9) persona për mosrespektim të vendimit të Qeveris lidhur me  marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus Covit 19.

Me datën 13 mars 2020 Qeveria e Kosovës ka nxjerre vendim për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit te rasteve pozitive me Corona Virus Covit 19.

Që nga data 14 Mars 2020 e deri me sot kemi arrestuar 9 persona për dyshimin se kane kryer veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” dhe “mosrespektim i urdhrave te personave zyrtar”.Personat e arrestuar kanë të bëjnë me largim nga zona e caktuar si zonë në karantinë (izolim), mosrespektim i vendimit te qeveris ne lidhje me mos mbylljen e lokaleve, restoranteve apo bareve si dhe organizim i ahengut (Dasmës)”, bën të ditur policia.

Ndërsa, sot gjate ditës, policia njofton se ka shoqëruar për tu intervistuar në stacionin e Policisë ne Pejë dhe Klinë dy persona, njëri për mosrespektim të urdhrave të Policit për tentim hyrje në zonën nën karantinë (izolim) në Klinë, ndërsa tjetri për postim të lajmërimit të rrejshëm në Facebook në Pejë.

Pas intervistimit me urdhër te Prokurorit te Shtetit të njëjtit lirohen në procedurë të rregullt.

Policia apelojnë tek qytetaret që të respektojnë vendimet e Qeverisë,  Udhëzimet që vijnë nga ta si dhe urdhrat e zyrtarëve Policor të cilët gjinden në rrugë sot për të mirën e qytetareve./arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme