Kryeministri, Avdullah Hoti, as pas takimit me Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Rissi, në zyrën e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, nuk qartësoi nëse i kanë dhënë epilog ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.
Pavarësisht se janë intensifikuar angazhimet për gjetjen e një zgjidhje, Hoti nuk dha ndonjë sqarim se si do të vazhdohet më tutje.
“Kemi kulturë institucionale për të respektuar vendimet dhe ligjet e institucioneve tona. Por ne gjithashtu jemi këtu për të gjetur një zgjidhje për të promovuar interesat e banorëve të Deçanit. Në ditët dhe javët e ardhshme do të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Hoti, para se të nisej për vizitë në Manastirin e Deçanit, raporton arbresh.info.
Kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, shprehu përkushtimin për ndërtimin e rrugës.
“Por që të zgjidhet konteksti në tërësi, dhe besoj se jemi në rrugë të mirë për të zgjidhur këtë problem”, është shprehur Ramosaj.
Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, i cili është miratuar nga Parlamenti i Kosovës, ndalon ndërtimin e rrugëve magjistrale nëpër zona të tilla.
Në vitin 2014 (dy mijë e katërmbëdhjetë), Qeveria e Kosovës vendosi të bëjë një rrugë nga Deçan për në Mal të Zi e cila kalon përreth Zonës, duke ndjekur pjesërisht luginën e Loçanit, për tu lidhur me rrugën përgjatë lumit Lumbardh të Deçanit, në fund të Zonës Mbrojtëse.
Ky projekt është parë si zgjidhja më e mirë, sepse do të ishte plotësisht në pajtim me ligjin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, zbatimi i tij, do të zhvendoste trafikun e rënduar, jashtë zonës që parashikohet me ligj si një zonë me natyrë të qetë.
Rruga ekzistuese që kalon përmes Zonës, sipas përfaqësuesve të Manastirit të Deçanit, mund të përfundojë më vonë si një rrugë lokale, me gjerësi dhe kufi shpejtësie përkatëse për karakterin e saj, si edhe duke parashikuar ndalimin e trafikut të rënduar në të./arbresh.info/
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...