Përgjatë vitit 2017 asnjëherë nuk kishte shkuar në punë. Por kjo nuk e kishte ndalur Ministrinë e Infrastrukturës që një zyrtari t’ia jap pagën vjetore 4 mijë e 564 euro.
Madje një numër i zyrtarëve tjerë nuk kanë dëshmi për kryerjen e detyrave në këtë ministri.
Raste të tilla nga Auditori në Ministrinë e Infrastrukturës janë rreth 31, ku shumica prej tyre i përkasin komuniteteve.
Në këto rrethana për këta punëtorë nuk ekizston asnjë dëshmi për kryerjen e detyrave, shkruan lajmi.net.
“Rregullorja nr. 05/2010 e orarit të punës, neni 4 pika 3 thuhet: orari i punës fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 16:00 përveç nëse rregullohet ndryshe nga organizata. Gjithashtu neni 7 vijueshmëria në punë: gjatë orarit të punës të gjithë nëpunësit civil janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Çdo nëpunës civil shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose regjistrin elektronik si dhe mospërfillja e orarit të punës paraqet shkelje disiplinore. Në një rast kemi vërejtur që MI nuk kishte dëshmi për vijueshmërinë në punë për një zyrtar. I njëjti asnjëherë nuk figuron në regjistrin e ardhje vajtjeve në punë gjatë vitit 2017 ndërsa kompensimi vjetor për këtë të punësuar ishte 4,564€. Gjithashtu nuk ka dëshmi për realizimin/kryerjen e punëve në përputhje me përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive që është ngarkuar në MI. Në listën e pranuar nga zyrtarët përgjegjës të MI-së, vërehet se ekzistojnë edhe 31 punonjës/raste tjera të ngjashme, ku të gjithë i përkasin komunitetit të minoriteteve”, ka gjetur Auditori i Përgjithshëm.
Gjetjet e tjera nga Auditori për vitin 2017:
Dobësi në menaxhimin e projekteve në bashkëfinancim me Komunat përkatëse
Ministria e Infrastrukturës ka një numër të konsiderueshëm të projekteve infrastrukturore të cilat i bashkë-financon me Komunat përkatëse. Komuna obligohet që projektet t’i zhvilloj në pajtim me rregullat e prokurimit publik dhe ligjin mbi menaxhimin e financave publike, ndërsa MI i siguron mjetet për projektet dhe i realizon pagesat për financimin e projekteve në pajtim me realizimin e punimeve sipas kushteve të kontratës. Sipas nenit 3 pika 3 të MiM “MI cakton një zyrtar për mbikëqyrjen e realizimit të projekteve nga fillimi deri në përfundim të kontratës”. Në 12 raste të testuara në vlerë 628,419€ kemi vërejtur se situacionet nuk janë nënshkruar nga menaxheri i projektit nga ana e Ministrisë. Menaxherët e projekteve kanë lëshuar vetëm certifikatën për pagesë e cila nuk konfirmon se janë bërë pranimet për sasinë dhe kualitetin e punimeve. Në këto raste ne nuk kemi mundur të marrim siguri se janë bërë verifikimet e duhura për punët e kryera nga ana e Ministrisë.
Keq-klasifikimi i mjeteve nga kategoria e investimeve kapitale dhe mangësi në procesin e pranimit
Në 10 raste në kategorinë e investimeve kapitale, në vlerë prej 738,529€, janë kryer pagesa për mirëmbajtjen e rrugëve, mirëpo këto pagesa nuk e përmbushin plotësisht kriterin për klasifikim në kapitale. Këto pagesa përmbajnë elemente të kategorisë së mallrave dhe shërbimeve si (monitorimi dhe inspektimi, largimi i vegjetacionit, prerja e barit, largimi i ujërave, furnizimi me kripë, etj), si dhe elemente të investimeve kapitale si p.sh. (gërmimi i dheut, asfaltimi i dëmtimeve me asfalt/beton, betonimi i pilotave, armimi i murit mbrojtës etj). Në kuadër të këtyre pagesave, ne nuk kemi mundur të nxjerrim vlerën e saktë të keq klasifikimit (shpenzimeve të cilat do të duhej të paguheshin nga mallra dhe shërbimet), pasi që situacionet e pranuara nga menaxherët e pasqyrojnë punën totale nga lidhja e kontratës (viti 2014) e deri në datën e pagesës, e jo situacionin/punën e cila ndërlidhet me pagesë aktuale. Pagesat ishin bërë nga kodi ekonomik 31210 (ndërtimi i autorrugëve) dhe 31220 (ndërtimi i rrugëve regjionale). Këto shërbime ishin planifikuar nga MI dhe buxhetuar nga Ministria e Financave.
Parregullsi në njoftimin për dhënie të kontratës
Sipas LPP neni 41 (njoftimi mbi dhënien e kontratës) nëse autoriteti kontraktues ka dhënë një kontratë publike duke përdorur procedurat e hapura, të kufizuara ose të negociuara, ose procedurat e kuotimit të çmimeve, autoriteti i tillë kontraktues brenda dy (2) ditëve pas dhënies së kontratës së tillë, do të përgatisë njoftimin mbi dhënien e kontratës në gjuhët e cekura në nenin 13 të këtij ligji. Tek kontrata “Ndërtimi i udhëkryqit në fshatin Xërxë” prej 189,891€ me nr. të prokurimit MI 17 039 521, Zyra e prokurimit nuk e kishte bërë njoftimin për dhënie të kontratës të cilën duhet ta dorëzoj në KRPP, mirëpo vetëm ju kishte dërguar letër standarde tenderuesve.
Ndarje e procedurave me natyrë të njëjtë me blerje minimale
Sipas Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik pika 48.2, në llogaritjen e vlerës së kontratës për përdorimin e procedurës së vlerës minimale, autoriteti kontraktues do t`i marrë parasysh vetëm një grup të mallrave, shërbimeve apo punëve të ngjashme, të cilat zakonisht prokurohen së bashku dhe të cilat nuk duhet të ndahen me qëllim të përdorimit të një procedure të tillë. Ndërsa pika 48.1 thotë që Autoriteti kontraktues mund ta përdor procedurën me vlerë minimale për çdo kontratë publike vlera e përllogaritur e të cilës është më pak se 1,000€. Zyra e prokurimit kishte aplikuar procedura/kontrata me vlerë minimale, duke u furnizuar dhe kryer disa herë gjatë vitit për të njëjtat shërbime/artikuj: tre herë furnizim me klimë, tre herë furnizim me kompjuter, pesë herë furnizim me toner, dy herë furnizim me letër të bardhë dhe dy herë është bërë furnizimi me karrige statike. Te Furnizimi për klimë është tejkaluar shuma prej 1,000€, duke kontraktuar shërbimet në vlerë prej 1,200€. /Lajmi.net/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...