Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë udhëhequr në shumicën e komunave te Kosovës pothuasje që nga paslufta.
Befasia e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 ishte fitorja e Lëvizjës Vetëvendosje në kryeqytet.
Por njohësit e zhvillimeve politike në vend konsiderojnë se nuk do të ketë befasi në këto zgjedhje lokale.
Analisti politik Ramush Tahiri në një pronocim për portalin arbresh.info, ka thënë se nuk do të ketë befasi, sepse do të ndiqet trendi që është tash.
“Nuk besoj për befasi është një lloj parashikimi, sepse do të ndiqet trendi që është tash në ndërkohë nuk ka ndodhur kurgjo që mund ta prishë këtë trend, përveç faktit që koalicionet parazgjedhore nuk janë bartur ne koalicionet lokale”, tha Tahiri.
Ai më tej shtoi se koalicionet parazgjedhore parlamentare nuk janë bërë nëpër komuna dhe secili koalicion ka konkuruar veç e veç.
“Koalicionet parazgjedhore parlamentare nuk janë bërë nëpër komuna dhe aty PDK-AAK-NISMA kanë konkuruar veç e veç, gjithashtu edhe LDK-AKR-Alternativa kanë konkuru veç e veç, gjë që shprehet direkt me asamblistët komunalë, ndërsa për kryetarë komunash do të shihet a do të ketë koalicione parimore ose jo parimore”, u shpreh Tahiri.
Sipas Tahirit, trendi i Vetëvendosjes duket që do të shprehet nëpër komuna ku në shumicën e këtyre komuna do të shkojë në balotazh.
“Trend i rritjes së Vetëvendosjes duket që do të shprehet nëpër komuna, sepse Vetëvendosje kishte shprehur një rritje ku kishte dalur e para në nëntë ose 10 komuna dhe duket që ska ndryshuár asgjë në ndërkohë dhe ky trend do të vazhdojë dhe do t’i sigurojë balotazh në shumicën e komunave”, tha njohësi i çështjeve poltike në vend.
Ndërsa analisti politik në vend Bajrush Morina ka thënë për portalin arbresh.info, se nuk ka befasi në një vend ku partitë politike veç po e ndërrojnë karrigen, por jo edhe mentalitetin politik.
“Jo unë nuk pres befasi. Nuk ka befasi në një vend ku partitë politike veç po e ndërrojnë karrigen, por jo edhe mentalitetin politik. Nuk ka kush sjellë befasi në vendin tone”, u shpreh Morina.
Tutje Morina deklaroi se të gjithëve “u ka skaduar” afati i përdorimit.
“Të gjithëve “u ka skaduar” afati i përdorimit! Prandaj, ‘Ali Hoxha apo Hoxhë Alia’, të gjithë janë të njëjtë, të gjithë premtojnë, rrejnë e mashtrojnë”, tha Morina./Blerta Agushi/ /arbresh.info/
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...