Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se kjo drejtori, gjegjësisht inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorët e veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në qytetin e Gjakovës, me qëllim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore.
“Drejtoria për Punë Inspektuese në Gjakovë ka ndërmarrë një aksion të radhës në disa veprimtari ekonomike të tregtisë. Inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorë të veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në qytetin e Gjakovës, me qellim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore. Dhe si rezultat i këtij inspektimi, janë larguar nga tregu deri më tani 500 kilogramë produkte ushqimore që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum”, ka thënë Hoxha, thuhet në njoftim.
Ai po ashtu ka treguar se në kuadër të këtij inspektimi janë vërejtur parregullsi sa i përket çmimeve dhe deklaracioneve të produkteve ushqimore./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...