Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka kryer shërbime taksi dhe nuk ka paguar si dhe ia ka vjedhur ankuesit një telefon celular, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i njëjti fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur mirëpo policia ka arritur ta identifikoj e më pas të arrestoj, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 05.05.2024-22:20. Ankuesit mashkull kosovar, ka raportuar se pasi që ka kryer shërbime taksi një personi, i njëjti nuk ia kishte kryer pagesën dhe njëkohësisht ia kishte vjedhur edhe një telefon celular “Iphone XS” dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësiti policore ka arrit që ta identifikojë dhe ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar, dhe i njejti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...
Ministri Murati: Për herë të parë, të hyrat buxhetore kanë t...