Nuk mund të shtohen nene ligjore në demarkacion, ndërkombëtarët nuk e njohin

20:26 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Vetëm pak ditë pas dështimit të Kryeministrit Isa Mustafa në Bruksel, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i kanë hyrë një aventure tjetër për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas këshilltarit të kryeministrit, Faton Abdullahu 17 deputetë të LDK-së, shumica dërrmuese ata që janë kundër, i kanë paraqitur kryetarit të tyre një propozim në këmbim të votës pro demarkacionit.

Propozimi për kryeministrin Mustafa është që Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi t’i bashkëngjitet një aneks-marrëveshje tjetër, sipas së cilës Qeveria obligohet që pas dy vjetëve ta rishqyrtojë pjesën e vijës kufitare në Kullë dhe Çakorr, aty ku ka pretendime se Kosova humb territor në raport me shtetin malazez.

Por Avokati i njohur në Kosovë, Tomë Gashi është shprehur për Tribuna Channel se kjo nismë e deputetëve nuk gjen mbështetje në ligjet ndërkombëtare dhe nuk mund të jetë e ligjshme. Ai thotë disa edhe arsyen se pse Mali i Zi është shkaku që kjo marrëveshje nuk ndryshon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme