Nuk miratohet rendi i ditës, dështon propozimi për shkarkimin e Dritan Abazoviqit

12:39 | 3 Shkurt 2022
V. S.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në rendin e ditës të së cilës ishte shkarkimi i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, është mbyllur pasi rendi i ditës nuk është miratuar.

Sipas mediave vendase, për rendin e ditës votuan 77 deputetë, pro 20, kundër 11 dhe abstenuan 46.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi pritej të vendosë për propozimin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.

Propozimin për shkarkimin e Dritan Abazoviqit e ka dorëzuar kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Ai propozoi për pasardhës ministrin aktual të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq.

Kryeministri Zdravko Krivokapiq kërkoi shkarkimin e Abazoviqit, pasi koalicioni (GP URA dhe CIVIS) dhe deputetët e opozitës kërkuan një votë mosbesimi ndaj Qeverisë, të cilën deputetët do ta votojnë të premten. /telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme