Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Por nuk kaloi amendamenti i propozuar nga deputeti Nait Hasani, për përllogaritje të ditëve të dënimit, ku 24 orë të kaluara në ekzekutim të dënimit me burgim të përjetshëm, të jetë e barazvlefshme me një ditë e gjysmë apo 36 orë të kaluara në liri.
Anëtari i këtij komisioni Armend Zemaj tha se Ministria e Drejtësisë, duhet ta rishikojë këtë fushë në tërësi, por amendamenti i propozuar, nuk e ka vendin në këtë Projektligj.
“Propozoj që në të ardhmen të jetë rekomandim për MD që ta rishikojë këtë fushë në tërësi dhe të ia sjell kuvendit një propozim të ri, masa që janë benefitare për të burgosurit, që janë në Republikën e Kosovës. Mbi të gjitha që janë stimulative për ta që të ri socializohen dhe të kthehen në shoqëri, ashtu siç u takon me ligj dhe norma demokratike. Kështu që mendoj që sot nuk e ka vendin në këtë projektligj”, tha ai.
E zëvendës kryetarja e parë e Komisionit Selvije Halimi tha se propozimi i Nait Hasanit, është propozim të cilin e përmbajnë pothuajse të gjitha vendet e BE-së dhe se Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim.
“Derisa shtetet të cilat janë pjesë e BE-së ku pretendojmë edhe ne të jemi, shtete të cilat kanë statusin e kandidatit për BE, por dhe shtetet të cilat janë në fazën sikurse ne drejtë anëtarësimit në BE e kanë këtë benificion për të dënuarit, atëherë Kosova nuk duhet të bëjë përjashtime. Kështu që nëse ju pajtoheni ne do të kërkojmë në seancë, nga MD, gjegjësisht që në një afat prej 6 deri në 9 muaj, që të rishqyrtojë mundësitë që kjo çështje të rregullohet dhe në Kosovë“, tha ajo.
Por me këtë nuk u pajtua anëtarja e komisionit nga radhët e LDK-së, Doruntina Maloku. Ajo kundërshtoi fuqishëm amendamentin e propozuar nga Nait Hasani.
“ Unë e kundërshtoj fuqimisht dhe propozimin e juaj dhe të z. Nait Hasani. Llogaritje e një dite burg si 24 orë, nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut, në bazë të asnjë konvente ndërkombëtare. Rrjedhimisht secili i dënuar duhet ta mbajë dënimin për veprën që e ka bërë. Krahasimi i Kosovës me vendet e BE-së, është i paqëndrueshëm, sepse ka vende të BE-së të cilat kanë filluar t’i mbyllin burgjet, për shkak se nuk kanë të burgosur. Kështu që kjo është komplet non sense. Edhe unë iu bëjë thirrje anëtarëve të komisionit ta votojnë kundër”, tha ajo.
Ndryshe, komisioni ka miratuar dhe raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...