Kuvendi nuk e ka miratuar amendamentin për mjekët mësimdhënës që është kërkuar unifikimi i pagës.
Bekim Haxhiu ka thënë se ata marrin një pagë primare një sekondare.
Kërkoj nga ju të mbështesin amendamentin 41 i propozuar. Ky amandament rregullon pagat e personelit shëndetësor që punojnë në SSKUK dhe ata që janë mësimdhënës në fakultetin e mjekësisë. Kërkohet që ata të marrin një pagë të unifikuar dhe jo ashtu si marrin një pagë primare dhe sekondare. Kam propozuar që kjo të jetë një pagë e unifikuar. Ky amandament respekton dhe vlerëson përgatitjen profesionale, thirrjen shkencore dhe akademike për të gjithë profesionistët shëndetësor pa dallim. Komisioni i administratës publike nuk e ka vlerësuar këtë dhe ëkrkoj ashtu sic ka vlerësuar përgatitjen profesionale dhe shkollore të mjekëve, stomatologëve, faramacistëve, psikologëve, teraputëve , logopedëve, të bëhet e njëjta edhe për infermierët dhe mamitë. Ata kanë kërkuar rritjen 0.20 për të gjithë”, ka thënë ai.
Kryetari i Komisionit, Nait Hasani ka thënë se Komisioni e ka vlerësuar drejt ëktë ëkrkesë.
“Kemi dalë pa përkrahje sepse kemi pasur takim edhe me Ministrin e Financave, Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin e Arsimit. Kemi bërë një pagë të integruar me 30 për qind nga puna bazë. Në këtë sistem të pagave ky amandament nuk mund të realizohet”, ka thënë Hasani./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/542942132857602/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...