15 mijë e 651 gjoba janë shqiptuar brenda një jave, nga 26 gusht deri me 1 shtator, nga Policia e Kosovës për kundërvajtësit në trafik.
Që nga hyrja në fuqi e rregullores së re për trafikun rrugorë, statistikat e shqiptimit të gjobave nga policia të publikuar në raportin ditorë, janë çdo herë e në rritje.
Ndonëse policia nuk fal më, qytetarët kanë shprehur ankesa për shqiptimet e shpeshta dhe të rënda të gjobave.
I tillë është rasti me një qytetar nga Prishtina.
Arif Tashevci, i cili punon në një pompë të derivateve në rrugën “Taulantina” në lagjen Ulpiana, ka hasur tash e një kohë në probleme me një zyrtarë policor.
Ndonëse rruga “Taulantina” nuk ka shenjë që e ndalon parkimin e veturës, Tashevcit për 10 ditë i janë shqiptuar dy gjoba, e që një gjë e tillë më herët nuk ka ndodhur asnjëherë.
“Janë një ekip e policisë, ku vjen brenda një javë dite në të njëjtën kohë i shqipton dënimet. Luajnë 4-5 minuta diferencë të kohës. Në tiketën e parë i kam dal policit dhe e kam pyetur për çfarë po e shkruan dënimin? Ka ankesa? Prej kujt? Nuk tregon, nuk dëshiron me fol hiq. I kam dal përpara kerrit, i kam thënë hajde me shkel pra në qoftë se unë këtu paskam penguar, më shkel pasi e njeh ligjin. Por, polici nuk është duke e zbatu ligjin sepse me ligj këtu nuk ka të drejt me shqiptu dënim. Sepse ky kerr nuk pengon në trafik as kurrgjë hiq. Ky është në parking”, u shpreh Tashevci për Arbresh.info.
“Me 23 gusht në ora 16:49 për parkim të veturës. 16:45 sot. Me i pa polici vetë që i ka shqiptu këto dënime në të njëjtën kohë, kush po i qon ata, për çka?”, u shpreh ai.
Ai pretendon se këto gjoba janë të qëllimshme ndërsa tregon se nuk dënohen të gjitha veturat e parkuara në këtë pjesë.
“Unë jam i besueshëm se ky polici që vjen me i shkru këto tiketa është special ka vjen këtu i porositur special për me i shkru këto tiketa. I kisha lutë le t’i len këto sene le të punon siç duhet. Shembull konkret, këqyrja tiketën në xham. Ky ka ardh shumë vonë këtu. Rasti tjetër është ky kerri këtu prej mëngjesit edhe është çdo ditë këtu. Ky nuk merr kurrë tiketë na tan marrim”, tha Tashevci.
“Jo, më herët nuk kemi pas. Qe 15 vjet 25 vjet pas luftës, kush dënim këtu marr s’ka. S’ka pas këtu shenja. Nuk po dënohen të gjitha. Kjo dënohet, ajo atu nuk dënohet. Nëse unë e kamë bërë shkeljen e ligjit me këtë veturë, atëherë edhe ajo besoj ka bërë shkelje, por unë dënona, aj nuk dënohet”, tha tutje ai.
Për këto gjoba, Tashevci tha se do të ankohet në Inspektoratin Policor ndërsa ka shprehu besimin e plotë se do të gjendet një zgjedhje për këtë problem.
“E kam thirr policinë dhe inspektoratin. Në inspektorat do të shkoj nesër paradite do të bëjë një ankesë, në stacion kom lajmëru e kam thirr më herët. Polici paguhet për këtë punë, qet punë e ka ai. Ai ka kohë me shku çdokënd se për qeta paguhet. Unë jam në vend të caktuar edhe nuk muj dal prej punës edhe me shku në stacion sa herë policit ti teket edhe vjen ma shkrua një tiketë këtu pa kurrfarë të drejte, vetëm se i teket edhe që e ka uniformën e policit”, tha ai.
“Kam besimin shumë të madh në Inspektoratin e Policisë që ata merren me këto raste serioze dhe i marrin këto raste shumë seriozisht edhe i kanë marr deri sot shumë. Veç le t’um kallxojn për çka bre, le t’ma mush menen që unë kom bo kundërvajtje edhe unë po shkoj pe paguaj edhe as nuk po bëj ankesë. Shenjë komunikacioni s’ka, nuk ma ndalon shenja, vija të bardha s’ka, trotuar jo veç se po teket”, tha mes tjerash Tashevci.
Tashevci ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se po e mbush buxhetin e shtetin me gjobat e shqiptuara për qytetarët nga policia.
“Unë ju kisha lutë Inspektoratit Policor, ministrit të Punëve të Brendshme, që të i këqyrin këto sene ma mirë se nuk mbushet buxheti me tiketa të popullit, se neve na ka rrok varfërija boll, nuk kem ka shkojmë më. Le të din Xhelal Sveçla se nuk mundet me mush as nuk mundet me ble uniforma të policisë me dënime tona që na dënojnë vend e pa vend veç pse i teket”, u shpreh ai.
Ndonëse shpresat i kanë mbetur tek Inspektorati, Tashevci kërkon që të dijë arsyen e vërtet të shqiptimit të gjobave.
“Në qoftë se nuk më kthehet ankesa për dy javë atëherë po me mbetet kjo mu në sistem që s’kom qare pa e pagu të plotën dhe nuk e di për çka me i pagu unë këto tiketa, nuk po pengoj kurgjo more. Nuk po boj kurgjo për çka po me dënon? Në bazë të çkafit vjen ai dhe ma shkruan tiketën mu? Ai që e ka uniformën vesh mos t’i doket vetja që është naj far Zoti se polic është, paguhet me njersë tonën me taksa tona. Nuk mundet me bo çka të donë se ligji se lejon as policin as mu, ligji është për të gjithë njëjtë pavarësisht çka je me profesion”, tha ai.
Ndryshe, rruga “Taulantina” në lagjen Ulpiana në qendër të Prishtinës është e rrethuar me dyqane e ndërtesa banimi.
Mungesa e shenjave të komunikacionit në këtë pjesë po paraqesin problem edhe për qytetarët e tjerë që e frekuentojnë më shpesh këtë rrugë./Arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...