Është pamundësuar vazhdimi i seancës konstituvie të Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, shkruan arbresh.info.
Në sallë janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR, por jo edhe ata të PAN-it dhe minoriteteve.
Aktualisht po deklarohen përfaqësuesit e partive politike të pranishme në sallë plenare.
Një ditë më parë, në takimin konsultativ, deputetët minoritarë e shihnin të panevojshme mbajtjen e seancës së sotme meqë nuk do të marrin pjesë deputetët e koalicionit PAN.
Këta të fundit kanë kërkuar që për javën tjetër të mbahet edhe një konsultim të mërkurën dhe seanca plenare të mbahet të enjten ose të premten.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se do të bëjë hapin e parë drejtë zhbllokimit të ngërçit politik brenda 10 ditëve, duke lënë të kuptohet se mund t’i bashkohet PAN-it për formimin e institucioneve.
Të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit e ka PDK-ja, dhe deri më tani kanë bërë të ditur se do të kandidojnë Kadri Veselin, dhe për kryeministër PAN-i do ta kandidojë, Ramush Haradinaj.
Sipas deputetit Milaim Zeka, i vetmi nga PAN-i i pranishëm në sallën plenare, nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Aktualisht, dy taboret politike kanë nga 60 deputetë dhe PAN-i ka paralajmëruar se në fund të javës tjetër do të kemi institucionet e vendit./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...