Një shtetasit të Maqedonisë së Veriut nuk iu lejua të hynte në Kosovë pasi dyshohet se i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitarë në Glloboçicë.
I dyshuari i kishte ofruar ryshfet policit me qëllim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi kishte ngarkuar më shumë karburant se që është e lejuar, thuhet në raportin e policisë, shkruan portali arbresh.info
“PKK Glloboçicë 26.02.2021 – 07:20. Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedoni, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor, me qellim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi që i njëjti kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar. Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e doganës”, thuhet në raportin 24 –orësh të Policisë së Kosovës. /arbresh.info/
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...