Për një veturë që e kishte parkuar keq para mishtores së tij, Xhevdet Humolli pronar i mishtores Humolli dhe dy punëtorët e tij, Ylber Humolli dhe Gafurr Humolli, le që nuk e kanë larguar veturën pas kërkesës së policisë, por edhe kanë filluar t’i sulmojnë policët e njësisë që kanë qenë duke inspektuar në atë zonë.
“Sot me date 16.12.2020 rreth orës 08:50, njësia policore derisa ishte duke patrulluar në rrugën “Nazim Gafurri” është ndalur afër “Mishtore Humollit”, ku aty kishte hasur disa parkingje të parregullta, ku nga lokali kishin dalur tre persona të dyshimtë”, thuhet në një deklaratë të Policisë.
Policia ka bërë të ditur se pronari i lokalit dhe dy punëtorëve, nga zyrtaret policor i është kërkuar që të largojnë veturën nga aty, por të njëjtit e kanë refuzuar urdhrin e policëve, ku edhe pastaj kanë filluar të shfaqin rezistencë, t’i shtyjnë dhe të godasin me grushte zyrtarët policor, me ç’rast policët kanë përdorur sprejin që të vendosin situatën nën kontroll.
“Personat e dyshimtë janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshimtit dhe poashtu kanë pranuar tretmanin mjekësor:, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se për këtë rast, tretman mjekësor kanë pranuar edhe policet B.M, Z.G dhe F.A.
Për këtë rast është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe poashtu janë njoftuar hetimet regjionale të cilët janë marrë me këtë rast.
“Në konsultim me prokuroren kujdestar rasti është inicuar si: “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thotë policia.
Tre të dyshuarit me vendim te prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...