Nuk kishte vend në burg, lirohet kosovari në Gjermani

13:59 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Mungesa e madhe e vendeve në burgun për dëbim në Kiel, ka bërë që një shqiptar, edhe pse i kërkuar me fletarrest, të lejohej i lirë.

Në gjithë Gjermaninë nuk është arritur të gjendet vend për të, shkruan diewelt.de. Ministria e brendshme e landit Schleswig Holstein e ka konfirmuar këtë lajm që fillimisht ishte publikuar në “Kiele Nachrichten”.

Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme.

Arsye për “mizerjen” sa i përket hapësirës së burgjeve është mbyllja e papritur dhe e paparalajmëruar e një burgu për dëbim në Eisenhüttenstadt, shkruan gazeta. Ndërkaq ministria flet për një rast të izoluar, transmeton albinfo.ch. Pasi që qeveria e kishte mbyllur në vitin 2014 një burg për dëbim në Rendsburg, azilkërkuesit me status të refuzuar vendoseshin në landin Brandenburg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme