Kreu i Katalonjës, Carles Puiggemont, ka deklaruar se nuk dëshiron një ndarje ‘traumatike’ me Spanjën.
Ai tha se votimi i të dielës është i vlefshëm dhe i detyrueshëm, ndërsa ka bërë thirrje për një ndërmjetësim ndërkombëtar për të zgjidhur qëndrimet me Madridin, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont ka kërkuar tërheqjan e policisë së trazuar nga rajoni dhe ka bërë thirrje për një hetim të posaçëm rreth dhunës së përdorur gjatë referendumit, ku mbetën të plagosur rreth 900 persona.
“Ne nuk duam ndarje traumatike. Ne duam mirëkuptim me shtetin spanjoll”, tha Puigdemont në një konferencë shtypi.
“Kur flas për ndërmjetësim ndërkombëtar, nuk nuk flas për askënd në veçanti dhe sigurisht kjo nuk mund të ndonjë rol të rëndësishëm në Bashkimin Europian. Por, natyrisht BE-ja duhet të veprojë si sponsor dhe përfshirja e saj është e domosdoshme. Është e qartë se BE-ja duhet të ndalojë vetëm njëren anë të mbi atë që ndodh në hapsirën e saj”, shtoi ai./arbresh.info/
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen