Vetëm javën e kaluar, Ministri i Jashtëm në detyrë, Emanuel Demaj, i kishte urdhëruar diplomatët kosovarë të kthehen në vendet e tyre të punës.
Qëllimi ishte përgatitja për punimet e asamblesë së përgjithshme të Interpolit, që do të mbahet në fund të muajit të ardhshëm.
Megjithëse edhe vet Demaj e pranoi se raportet e para japin pak shpresë për anëtarësim të Kosovës, një anëtar tjetër i qeverisë, zëvendësministri i punëve të brendshme, Behar Selimi, i ka thënë KTV-së se 6 muajt e fundit, intensivisht është punuar nga ministria e tij dhe ajo e jashtme.
“Ka shumë gjëra që nuk varen nga vullneti politik i shteteve të caktuara. Ka gjëra shumë teknike në ditën kur të organizohet mbledhja, për të siguruar 2/3 e votave, prandaj kjo shpresë ekziston te ne që mund të jemi anëtarë”, ka thënë ai.
Selimi pranon se problem do të paraqesë aplikacioni i Palestinës, që gjithashtu do të jetë në rend dite, ndërsa një prej mundësive është që për të dy vendet të votohet ndaras.
Megjithatë, përveç çështjes së Palestinës, Plator Avdiu, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, e sheh si krejt të vonuar angazhimin e institucioneve kosovare në rrugën drejt Interpolit.
Për dështimin eventual për anëtarësim, Avdiu thotë se duhet kërkuar përgjegjësit, pasi që kjo do të nënkuptonte një sërë pasojash, përfshirë zgjatjen e mandatit të UNMIK-ut.
Pavarësisht përgatitjes së lartë të Policisë së Kosovës, e cila do të përfitonte më së shumti në këtë rast, Kosovës do t’i duhen votat e 2/3 nga 190 vendet anëtare të Interpolit, që të bëhet pjesë e kësaj organizate.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...